Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, është Dhoma kryesore e Tregtisë  në Shqipëri dhe përfaqësuesja ligjore e interesave të biznesit të Tiranës. Duke patur parasysh që në Tiranë është përqëndruar 65% e sipërmarrjeve private të Shqipërisë, e bën DHTIT-në institucionin kryesor në përfaqësimin e bizneseve me qëllim nxitjen, shërbimin dhe mbrojtjen e të drejtave të biznesit, gjithashtu edhe në rritjen e mundësive të biznesit dhe investimeve të huaja në Shqipëri.

 Dhoma ka bashkëpunim të qëndrueshëm me dhomat e tregtisë në rajon, Evropë dhe më gjerë. Për më tepër, DHTIT është anëtare me të drejta të plota në organizata të tilla si:  ICC, ASCAME, BSEC dhe Forumi Ekonomik i Vjenës.

Ajo ka staf të kualifikuar  dhe ka vendosur mardhënie bashkëpunimi të forta me qëndra informimi kombëtare dhe ndërkombëtare. Shtrirja e interesave së saj përfshin fushat e inovacionit dhe sipërmarrjes, teknologjitë e informacionit dhe komunikimit, transportin, energjinë, turizmin, zhvillimin mjedisor dhe hapësinor, pronësinë intelektuale etj.

DHTIT synon të promovojë biznesin shqiptar në Shqipëri dhe jashtë saj, duke i dhënë prioritet anëtarëve të saj dhe gjithashtu është ndërmjetëse midis bizneseve dhe institucioneve shtetërore. Në këtë kuadër ajo bashkëpunon me institucionet e kësaj fushe si: Ministria e Ekonomisë, Ministria e financës, AIDA etj. duke përmisuar klimën e biznesit dhe duke tërhequr investimet e huaja në Shqipëri. Përveç kësaj, DHTIT-ja është angazhuar në një sërë aktivitetesh të lidhura ngushtë me përmisimin e bizneseve dhe rritjen ekonomike, të tilla si  projektet e BE-së, forumet e biznesit, panaire, konferenca, ëorkshop-e, seminare etj.

Nëpërmjet forumeve të biznesit DHTIT-ja krijon kontakte të drejpërdrejta midis sipërmarrësve të huaj dhe anëtarëve të saj me qëllim  krijimin e partneriteteve.

Dhoma organizon trajnime të ndryshme në menaxhim, menaxhim cilësor, turizëm, prokurim, pronësi intelektuale, standartet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit, burimet njerëzore, audit, etj. Temat e trajnimeve zgjidhen në bazë të nevojave të biznesit duke patur parasysh politikat e institucionit.

DHTIT është organizatore e dy panaireve  të regjistruara si marka tregëtare: Panairi i Fëmijëve dhe Panairi Punë & Studim ku i jepet mundësi bizneseve për të parë tregun në mënyrë specifike dhe të krijojnë mardhënie të drejtpërdrejta me konsumatorët. Përvec kësaj, Dhoma ofron ndihmën e saj për anëtarët e saj në pjesëmarrjen në Panairet Ndërkombëtare.

Dhoma e Tregtisë dhe  Industrisë së Tiranës është institucioni kryesor në projektimin, identifikimin, dhe zhvillimin e projekteve të BE-së në Shqipëri dhe në rajon. DHTIT është një aktor dhe partner i rëndësishëm në zhvillimin e projekteve ku mund të përmendim  projektet e IPA-s,  CBC-ë  etj. Duke patur një përvojë  të konsiderueshme në implementimin e projektit, ajo është një ndër të paktat organizata në Shqipëri  dedikuar  zhvillimit të projekteve.

 

www.cci.al

Rruga “Kavajes”, Nr. 6, Tirane, Albania
Tel 00 355 (0) 45 800 932

klotilda_binjaku@cci.al

Gjuhët

Newsletter

Subscribe to our newsletter to stay updated with what's new with AdriaFootouring

Calendar Events

<
>

Twitter

This website has been produced with the financial assistance of the IPA Adriatic Cross-Border Cooperation Programme. The contents of this website are the sole responsibility of Unioncamere del Veneto and can under no circumstances be regarded as reflecting the position of the IPA Adriatic Cross-Border Cooperation Programme Authorities.

Follow us on: